Etilda Gjonaj

Dr.  Skënder Demaliaj Elektorati i Njësisë Administrative Nr. 7 në Tiranë do ta votojë masivisht Ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj

Elektorati i Njësisë Administrative Nr. 7 në Tiranë do ta votojë masivisht Ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj

Do ta votojë pa mëdyshje:

  • Se është përfaqësuese e Partisë Socialiste, forca e vetme politike në Shqipëri që ka bërë reforma të thella në të gjitha fushat: në administratë, në shërbimet publike, në energjitikë, në tatime, në arsim, në shëndetësi, në sistemin e pensioneve.
  • Se vetëm PS është e aftë të integrojë me dinjitet Shqipërinë në familjen Europiane, të bëjë shtet ligjor funksional, kushti kryesor për integrimin europian.
  • Se ka patur një rritje të qëndrueshme ekonomike çdo vit dhe dyfishuar eksportet.
  • Se vetëm qeveria socialiste me kryeministër Edi Ramën përballoi me sukses pasojat katastrofike të tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe Pandeminë. Është vendi i parë në rajon për vaksinimin e qytetarëve për numrin e popullsisë.
  • Se opozita që kërkon të vijë në pushtet 8 vjet ka qenë jashtë institucioneve, në rrugë, e dhunshme.
  • Se i dha fund mospagimit të energjisë elektrike, ujit, taksave dhe kaosit në ndërtimet e paligjshme, duke legalizuar me mijëra shtëpi e biznese.
  • Se me masat e marra, me politikat fiskale dhe mbështetjen financiare të bizneseve, Shqipëria po kthehet në një vend turistik, nga i cili do të sigurohen të ardhura të mëdha, çka do të rritë mirëqenien për të gjithë shqiptarët.
  • Se është qeveria socialiste ajo që ideoi e votoi dhe po e realizon kryereformën në drejtësi. Është ministrja Etilda Gjonaj që ka punuar me përgjegjshmëri, me përkushtim e vizion për ta bërë këtë reformë sa më të prekshme për qytetarët, sa më funksionale, duke përshpejtuar ritmet e zbatimit të saj.
  • Se Zonja Etilda Gjonaj është pranë njerëzve, pranë halleve, shqetësimeve dhe problemeve të tyre, duke i takuar, dëgjuar e duke ua zgjidhur ato. Se preokupimi më fisnik i saj është qytetari, njeriu. Se zhvillimi nuk mund të jetë ndryshe veçse si zhvillim me fytyrë njerëzore.
  • Se është në formim intelektuale, Doktore e Shkencave Juridike, eksperte për çështjet penale dhe mbrojtëse e kauzës intelektuale.
  • Se është e pakorruptuar dhe në luftë me të korruptuarit dhe shkelësit e ligjit.
  • Se ka marrë përgjegjësinë të zgjidhë e të përcaktojë me dinjitet jetën e saj në shërbim të qytetarëve.
  • Se është intelektuale me kurajo. Sipas psikologëve kurajoja s’është një akt i izoluar, një impuls i momentit, i cili duhet ndjekur deri në qëllimin final. Kurajoja s’është vetëm virtryt i të filluarit të një pune, por i të vazhduarit më tej, i të kompletuarit dhe i të parit të gjërave larg.
  • Se është e sigurt në vetvete sepse i ka përmbushur ato që kanë pritur të tjerët prej saj: PS-ja, Qeveria, elektorati, komuniteti, organizmat ndërkombëtare.
  • Se puna është lajtmotivi i jetës së saj. Në fund të fundit, siç thoshte Servantesi i Madh një njeri nuk është më shumë se një tjetër, në qoftë se nuk punon më shumë se një tjetër. Epopeja më e shkëlqyer e njeriut është ajo e punës.
  • Se në marrjen e vendimeve udhëhiqet nga forca e arsyes dhe zgjidhja e problemeve me urtësi, me kulturë humane e në mënyrë kolegjiale.
  • Se është lidere në grup, e nxit, e udhëheq debatin politik në mënyrë demokratike, me tolerancë, me argumenta, duke shpalosur alternativa të dobishme dhe të pranueshme.
  • Se në punën me njerëzit shpreh siguri, ngrohtësi, mirëkuptim.
  • Se ndryshimin e kërkon dhe e fillon nga vetja, vepron vetë e para, jep shembullin personal në realizimin e detyrave dhe objektivave, nxit dhe udhëheq edhe të tjerët në Ministrinë e saj dhe strukturat vartëse.
  • Dallohet në komunikimet me vartësit, duke përcjellë tek ata në kohë mesazhet e duhura. Komunikimet e saj me qytetarët janë: të natyrshme, të lirshme, të sinqerta.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …