Brickos

Dragan Bursaç

Dragan Bursaq: Sa gjëra të çoroditura ndodhin në Bosnje dhe Hercegovinë

Sa gjëra të çoroditura ndodhin në Bosnje dhe Hercegovinë!  Milorad Dodik i ka dhënë ndihmë, në vlerë prej 1.000 (km) të fondeve për përdorim të jashtëzakonshme, nga  rezervate e buxhetit aktual të Bosnjës dhe Hercegovinës, Mile Vujeviqit nga Lokanji afër Zvornikut. Dhe ndoshta do të kishte kaluar pa u vënë re tërë kjo, po qe se  Vujoviqi  nuk do të ishte i akuzuar për krime lufte. Në një sqarim nga përfaqësuesi më hipokrit i kabinetit Dodik, thuhet se Vujeviqi është vetëm   si i dyshuar për krime lufte dhe ka statusin e gjendjes së rëndë ekonomike dhe sociale.

Le ta themi më qartë: Milorad Dodik paguan kriminelët e luftës me të holla nga buxheti i Shtetit. Ko është perverse pasi kjo tregon qartë se çfarë mendon ai për krimet e kriminelët e luftës.

Krimineli Vujeviq është një person i cili është duke u gjykuar nga një  Gjykatë e Bosnjës dhe Hercegovinës për krimet e kryera kundër boshnjakëve në Lokanj afër Zvornikut,  kur ishte sulmuar kolona e njerëzve të pambrojtur, që duhet të transportonte ata  më 14 korrik, të vitit 1992, kolonë  e cila përbëhej prej 76 civilëve, nga të cilët 67 u vranë në Lokanj. Dodik, po të dëshironte, në të njëjtin fshat kishte  për të gjetur edhe  heronjtë e vërtetë, të cilët atyre njerëzve u ofruan ndihma. Për shembull, ai mund të ndihmonte heronjve e jo kriminelëve. Në këtë kohë të sëmurë, Neshko dhe Slobodan Gjokiqi (që kishin shpëtuar njerëz)  nuk janë heronj, por “tradhtarë”. Nuk do të dihej asgjë për këto ndodhi, po të mos kishte njerëz si Refik Hoxhiqi, i cili ka rrëfyer ngjarjet.

Pra, në emër të Almirës, Sakibit, Eminës, Fuadit, Neshiqit, në emër të 8,000 të vrarëve e të masakruarve  në gjenocidin e Sbrebrenicës duhet pyetur Milorad Dodikun, se  cilit njeri i ndanë  ndihmë ai dhe pse?

….

 

( Një pjesë e shkëputur nga një vështrim i gjatë i gazetarit, Dragan Bursaq, botuar në Al-Xhazira)

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …