Dragan Bursaq: Zgjedhjet e pasluftës i fituan ata që lavdëruan e madhëruan turpin më të madh të popullit, në historinë e Serbisë

Një gjysmë maratonë u mbajt në Banja Llukë të Bosnjës rreth dhjetë ditë më parë. Nuk  do të ishte e çuditshme që në mesin e pjesëmarrësve të mos kishte djem  të rinj që e donin Ratko Mlladiqin. Ndoshta ka pasur më shumë prej tyre dhe këtë kurrë nuk do të dimë, vetëm dimë këta të rinj me krenari dhe transparencë defilonin në maratonë  me bluza ku afishohet  portreti i  kriminelët e luftës, Ratko Mlladiq.

Jo, ky nuk është ky një lloj dështimi i organizatorit, nuk ishte një gabimi  organizatorit. Mos u bëni naivë. Të rinjtë, me vetëdije të plotë (dhe sens të përbashkët), vraponin në një gjysmë maratone me këmishë pambuku. Sigurisht, nga pambuku dhe djersa mund të merrni pneumoni, por nga koka e afishuar në të e Ratko Mlladiç kudo në botë, merret dënimi dhe përjashtimi, nga pjesëmarrësit dhe organizatorët, vetëm në Banja Llukë kjo çmohet si krenari.

Dihet mirë se Banja Lluka dhe  Republika Serbe sigurojë ekzistencën politike, vetëm me madhërimin e kriminelëve të tillë të luftës si: Radovan Karaxhiq, Ratko Mlladiç, Biljana Plavshiq ose kuislingun  fashist, Dragoljub – Drazha Mihailoviqit, pavarësisht se kjo u duket paradoksale.

Nuk është risi të thuhet, se pothuajse të gjitha zgjedhjet e pasluftës i fituan ata që lavdëruan e madhëruan  turpin më të madh të popullit, në historinë e Serbisë. Dhe ata të rinj që me krenari marshojnë  me bluza të “heronjve” të luftës, mund të vendosen gjithashtu në këtë axhendë. Asgjë më shumë dhe asgjë më pak, nën qiellin tonë laraman… ( Pjesë nga një vështrim, botuar në Al-Xhazira  28. 4. 2019)

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Fahredin Hoti: TË MOS HARROJMË KURRË!

(25 vite nga tragjedia dhe gjenocidi serb në Krushë të Madhe)    Në përkujtim dhe …