Dragisha Mijaçiq: Sot promovohet projekti rajonal “Bjeshka e Moknës – perla e pazbuluar në shtegun Via Dinarica”

Dragisha Mijaçiq: Sot promovohet projekti rajonal “Bjeshka e Moknës – perla e pazbuluar në shtegun Via Dinarica”

Në bashkëpunim me komunën e Tutinit, Agjensionin për Zhvillim Rajonal i Sanxhakut – SEDA, OJQ-në Marimangat e Pejës dhe Klubin Bjeshkatar “Ahmica” nga Rozhaja, Instituti për Zhvillim Ekonomik Territorial (InTER) ka nisur projektin rajonal “Bjeshka e Moknës – perla e pazbuluar në shtegun Via Dinarica” e cila do t’i mbledh përfaqësuesit e komunave, organizatat turistike vendore, klubet sportive dhe bjeshkatare, agjensionet turistike dhe organizatat joqeveritare nga komunat të cilat së bashku e ndajnë këtë bjeshkë: Komunat Rozhajë, Pejë, Istog, Zubin Potok dhe Tutin.

Me anë të projektit mendohet të vendoset marrëdhënia në mes të zyrtarëve komunal, afaristëve të turizmit dhe njësive lokale në mënyrë që bashkarisht të punohet në zhvillimin e turizmit dhe promovimit të bjeshkës së Moknës si një destinacion i veçantë turistik që ofron përmbajtje atraktive për pushim aktiv. Projekti do të zgjas deri në fillim të qershorit 2019 dhe është i financuar me fondet e dhëna për projektin për promovim dhe zhvillim të turizmit nga BE, i cili zbatohet nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal.

Konferencë për shtyp, mbahet me 26 shkurt 2019 në Prishtinë, në zyret e EUICC, Nëna Terezë nr. 63, duke filluar nga ora 12:00.

Dragisa Mijacic

Instituti për Zhvillim Ekonomik Territorial – InTER

Kolasinskih knezeva bb, Zubin Potok.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …