Drejtoria e Inspekcionit në kuadër të aktiviteteve për të vënë rregull në transportin rrugor, po ndërmerr aksione të vazhdueshme ndaj transportuesve ilegalë në komunën e Prishtinës.“Shumë prej taksistëve ilegalë, bëjnë edhe paraqitje të rreme si taksi të rregullt, me ç’rast kryejnë edhe vepër penale. Në situata të tilla, dëmtohen operatorët e rregullt që paguajnë taksat, dëmtohet buxheti i Komunës, si dhe mashtrohen qytetarët. Ne si Komunë, detyrohemi të ndërmarrim të gjitha masat e nevojshme, për ta ruajtur interesin qytetar”, thuhet në komunikatë të komunës së Prishtinës. Për këtë arsye, Drejtoria e Inspekcionit përveç veprimeve konkrete në ndaljen e kësaj veprimtarie, ka filluar të bëjë edhe konfiskimin e shenjave të taksive që po keqpërdoren nga taksistët ilegalë.“Iu bëjmë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm ndaj mashtrimeve të tilla, ashtu që udhëtimi brenda Prishtinës të jetë sa më i sigurt”, thuhet në komunikatë.
Kontrolloni gjithashtu
Aida Dërguti: Kurtit nuk i konvenon të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit në prag të zgjedhjeve
Ish deputetja, Aida Dërguti ka shprehur mendimin se kryeministri Albin Kurti nuk është i interesuar …