Drejtoria e Parqeve në Komunën e Prishtinës demanton raportimet për prerje ilegale të druve në Peizazhin e Mbrojtur të Gërmisë

Drejtoria e Parqeve në Komunën e Prishtinës demanton raportimet për prerje ilegale të druve në Peizazhin e Mbrojtur të Gërmisë

Drejtoria e Parqeve në Komunën e Prishtinës njofton se raportimet e sotme për prerje ilegale të drunjëve në Peizazhin e Mbrojtur të Gërmisë janë të pavërteta dhe se shqetësimi i ngritur nga qytetarët është i panevojshëm. Njoftojmë të gjithë vizitorët e Gërmisë dhe mediet se drunjët janë prerë nga punëtorët e N.P.L “Hortikultura” Sh.A në kuadër të procesit të pastrimit fitosanitar në këtë park, i cili ka filluar më 12 tetor. Procesi i pastrimit fitosanitar  është duke u realizuar për të tretin vit radhazi, me qëllim të mirëmbajtjes së Gërmisë dhe ofrimit të hapësirave të sigurta për vizitorët e tij. Ky proces përfshinë largimin e të gjithë durnjëve të tharë, e që paraqesin rrezik për vizitorët e parkut. Në kuadër të Drejtorisë së Parqeve mirëmbahet dhe mbikëqyret Peizazhi i Mbrojtur i Gërmisë.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria shënon rritje të hyrjeve të shtetasve të huaj, 1.9 milionë vetëm në korrik

Shqipëria vijon të shënojë rritje të flukseve të shtetasve të huaj, me rreth 1.9 milionë …