SShSKUK: Më shumë ka pacientë që po lirohen në shtëpi se sa që po pranohen në spitale, ndëra 65 janë në gjendje të rënduar

Shërbimi Spitalor sqaron se organizimi i hapësirave dhe personelit në ShSKUK është bërë konform situatës me virus

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, në lidhje me shkrimin “Kardiologjia Invazive me notë proteste në adresë të Hotit për marrjen e hapësirave të repartit”, sqaron se organizimi  i hapësirave dhe personelit në ShSKUK është bërë konform situatës me COVID-19 Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, në lidhje me shkrimin “Kardiologjia Invazive me notë proteste në adresë të Hotit për marrjen e hapësirave të repartit”, sqaron se organizimi  i hapësirave dhe personelit në ShSKUK është bërë konform situatës me COVID-19. Menaxhmenti i Klinikës së Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive ka qenë i  konsultuar dhe i njoftuar nga Drejtori i Përgjithshëm i ShSKUK-së, i cili ka pasur takim me menaxherët e klinikave dhe shefat e njësive. Poashtu,  Komisioni për zgjerimin e kapaciteteve spitalore  ka mbajtur disa takime nga të cilat kanë dalë  vendime për zbatimin e të cilave është pajtuar edhe drejtori i këtij shërbimi. Kjo shkresë e Kardiologjisë Invazive vjen vetëm 12 orë pas publikimit të raportit të Njësisë së Auditimit  të Brendshëm të ShSKUK, i cili dëshmon keqpërdorime financiare  dhe keqmenaxhim organizativ në Klinikën  e Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive, të udhëhequr nga dr. Tefik Bekteshi. Ndaj atyre që kanë keqpërdorur besimin e menaxhmentit dhe qytetarëve, duke u munduar të fshihen pas “ kujdesit të shtuar për pacientë” do të veprohet konform akteve ligjore në fuqi. Drejtori i Përgjithshëm i  ShSKUK-së, siguron të gjithë  qytetarët e Republikës së Kosovës, se  personeli ShSKUK-së, do të ofrojë shërbime të kujdesit shëndetësorë për të gjithë qytetarët në nivelin më të lartë profesional të mundshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria shënon rritje të hyrjeve të shtetasve të huaj, 1.9 milionë vetëm në korrik

Shqipëria vijon të shënojë rritje të flukseve të shtetasve të huaj, me rreth 1.9 milionë …