Hakif Bajrami

Drejtoria e Radios-Kosova e Lirë falënderon të gjithë pjesëmarrësit në shënim të 20-vjetorit jubilar

Me rastin e aktiviteteve, që Radio-Kosova e Lirë ka zhvilluar  në 20-vjetorin e fillimit nga puna, më 4 janar 2019, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, Kulturës dhe Sportit, në Prishtinë, kanë marrë pjesë qindra qytetarë, dëgjues të Radios, bashkëpunëtorë të  saj autoritete qeveritare, pjesëtarë të FSK-së, ish të burgosur politikë, familjarë të dëshmorëve, invalidë e veteranë, personalitete të njohura, nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Kosova Lindore,  por edhe mërgimtarë të ardhur nergut për të marrë pjesë në manifestim nga Zvicra, Gjermania, Anglia e vende të tjera. Edhe pse në një mot me acar, po aq sa kishte qenë edhe acari i 4 janarit të vitit 1999, kur në Malet e Berishës u transmetua  emisioni i parë me jehonën kumbuese: “Ju flet Kosova e Lirë”, po ashtu,  edhe 20 vjet më vonë liridashësit e Kosovës, qindra syresh, na u bashkuan në aktivitetet e përgatitura për këtë ditë të shënuar të historisë së informimit të vendit tonë. Për shkaqe të ndryshme, objektive, nuk ishin të pranishëm fizikisht edhe disa prej tyre, por ata ishin me ne, me mendje e zemër.

Drejtoria e Radios-Kosova e lirë i falënderon të gjithë pjesëmarrësit, të cilët me praninë e tyre treguan përkushtimin për këtë zë lirie dhe për punën 20-vjeçare të Radios, në kushte dhe rrethana gjithnjë të mundimshme.

Prania madhështore e mbështetësve tanë na trimëron dhe na bën të kuptojmë se jeni në rrugë të drejtë, se nuk do të dorëzohemi para vështirësive, se zëri i kësaj Radioje do të vazhdojë ta përhapë edhe më tej zërin e së vërtetës, duke ruajtur vlerat e luftës së UÇK-së, vlerat sublime kombëtare, trashëgiminë tonë të begatshme kulturore e  historike, kulturën e tolerancës dhe harmonisë fetare që është unikate në botë dhe  të gjitha këto e vlera të tjera, duke i vënë në shërbim të popullit me qëllim për bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare në një Shqipëri.

Radio-Kosova e Lirë i ka besuar lirisë dhe ka korrur fitore bashkë me armët e çlirimtarëve. Si në të kaluarën ashtu edhe sot i beson fuqishëm të drejtës së natyrshme të  bashkimit të shqiptarëve, duke përfillur dhe duke vepruar pa ndërprerë në rrugën tonë,  në të drejtën historike dhe etnike  për të jetuar në një shtet, ashtu sikur të gjithë popujt e Ballkanit. 

Radi0-Kosova e Lirë, zëdhënësja e lirisë së Kosovës, do të vazhdojë transmetimin e programit, pasurimin të faqes zyrtare në internet, do t’ i vazhdojë përpjekjet për të ruajtur trashëgiminë e saj fizike duke rregulluar bunkerët ku kemi transmetuar gjatë luftës, Shtëpinë Muze në fshatin Berishë dhe Shtëpinë ku ka qenë selia  e saj në e parë  e saj, në Krojmir.

Shpresojmë se në të ardhmen kërkesat tona të drejta, të dëshmuara dhe të faktuara do të merren para sysh nga institucionet e vendit, të cilat një ditë do të arrijnë ta kuptojnë drejt se ruajtja e trashëgimisë kulturore është vlerë e përhershme mbi ato të politikave ditore,  sepse ajo është vlerë që i takon mbarë kombit.

 

Ecin para pra

Kthim prapa s’ka!

 

Në 20-vjetorin e fillimit të transmetimit të Programit, Drejtoria e Radios-Kosova e lirë, shënoi përvjetorin jubilar me…

Gepostet von Radio Kosova e Lire am Freitag, 4. Januar 2019

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Gjini: Kryeministri Kurti, Ideologjikisht është tipik anti-amerikan

Nënkryetari i AAK-së, z. Adrian Gjini, ka kritikuar kryetarin  e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për …