Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, është duke përgatitur urdhër arrest për policin e veriut. Zhelko Bojiq

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor është duke përgatitur urdhër arrest ndërkombëtar ndaj ish-shefit të operativës së policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Zhelko Bojiq. Sipas këtyre burimeve, ai dyshohet për veprat penale ‘keqpërdorim i detyrës zyrtare’ dhe ‘pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare’. Zhelko Bojiq, mbante gradën e togerit në polici dhe pozita e tij ishte shef i operativës, mirëpo ai njihej si “baba” i policisë në tërë rajonin e veriut dhe ishte mik i ngushtë me Millan Radojiçiq, me të cilin mbante lidhje të forta Bojiq njëherësh është në listën e të sanksionuarve të SHBA-së, ndërsa nga Prokuroria Speciale e Kosovës lidhet me vrasjen e politikanit, Oliver Ivanoviq. kp.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …