Drejtuesit e opozitës bojkotuan aktivitetin e organizuar në Han të Elezit për ditën e çlirimit nga Zyra e Presidencës

Drejtuesit e partive opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë bojkotuar aktivitetin e organizuar në Han të Elezit për ditën e çlirimit nga Zyra e Presidencës. Nga zyra e kryetares së vendit, Vjosa Osmani kanë deklaruar se ata kanë dërguar ftesa në adresë të kryetarëve të partive opozitare por asnjë nga këta nuk ka marr pjesë në këtë aktivitet. Partitë opozitare disa herë kanë dhënë vërejtjet e tyre se kryetarja Vjiosa Osmani, në vend se të luaj rolin unifikues, ashtu sikur e ka për detyrë, ajo po është e njëanshme. Drejtuesit e partive opozitare kanë uruar të gjithë qytetarët e Kosovës për ditën e çlirimit duke thënë se kjo është një nga datat më të rëndësishme të historisë moderne të Kosovës dhe se nga 12 qershori, për Kosovën filloi një epoke e re, jeta në liri, për të cilën kontribuuan shumë gjenerata dhe u kurorëzua me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ndërhyrjes së NATO-s.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Albin Kurti dikur mburrej me lirinë e mediave por tash ai vetë po i cënon këto vlera të lirisë së shprehjes

Vlora Çitaku: Letra e ministres Donika Shvarc është skandaloze, në përmbajtje, në formë dhe në mesazhin që përçon tek aleatët

Sekretarja  e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku thotë se letra e Ministres së …