Dritan Abazoviq

Dritan Abazoviq: Nuk jam zemëruar nga ofendimet e rënda, por do t’ua tregojë gjithmonë vendin, atyre që nxisin urrejtje

Zëvendës-kryeministri i Malit të Zi dhe lideri i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq tha se nuk është zemëruar nga ofendimet e rënda të qytetarëve, por se do t’ua tregojë gjithmonë vendin, siç tha ai, atyre që nxisin urrejtje dhe ulen në kolltuqe. Abazoviq gjatë mbrëmjes së kaluar është ballafaquar me qytetarët me të dal nga televizioni publik, rtcg, ku kishte folur rreth krizës qeveritare në shtetin malazez. Disa prej protestuesve të mbështetur nga partitë proserbe e kanë ofenduar në baza të kombësisë, por që politikani shqiptar nuk ka rënë në provokimet e tyre. Të ecim në rrugën e pajtimit dhe të dalim nga matrica e së shkuarës. Nuk më vjen keq për fjalët e shëmtuara të qytetarëve dhe mbroj të drejtën e tyre për të protestuar dhe shprehur pakënaqësinë. Shumë padrejtësi janë grumbulluar ndër vite, ndaj është e logjikshme që të ketë një reagim të tillë. Unë gjithmonë do t’ua tregojë se ku e kanë vendin. Ai ka thënë se nëse kanë mundësi të formojnë qeveri, ajo do të jetë qeveri e pajtimit. “Të gjithë janë të mirëpritur: malazezë, serbë, boshnjakë, shqiptarë, kroatë, ortodoksë, katolikë, myslimanë, … Përkatësia nuk është e rëndësishme, por një ide! Le të dalim nga ku jemi ngujuar, të pajtohemi në Malin e Zi dhe të shohim përpara! Sigurohuni që Mali i Zi mundet”, ka shkruar Abazoviq në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

VMRO-DPMNE: Zaevi për të shpëtuar nga krimet pranon dygjuhësinë

Fronti Evropian: VMRO po bën union me parti proruse dhe antishqiptare

VMRO dhe Mickoski edhe zyrtarisht po proklamon koalicionin me Levicën e Apasievit dhe partinë ZNAM …