Driton Çaushi

Driton Çaushi: Shërbyesi i politikave serbe, Hashim Thaçi do të mbetet njollë e zezë në historinë e Kosovës

Driton Çaushi nga Lëvizja Vetëvendosje, në një postim të tij  thotë se kryetari  i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili gjithë angazhimin e tij është duke ia dedikuar interesave të Serbisë, ka  marrë në mbrojtje  kishën e  Millosheviqit, të ndërtuar në hapësirën e uzurpuar të Universitetit të Prishtinës. Madje, na sugjeron të mburremi me këtë trashëgimi të Millosheviqit, dhe e ka  quajtur dhunë vendosjen e panos prej letre nga studentët, të cilët shprehnin kundërshtinë e tyre. Nuk mund të pritet tjetër nga dikush që ka bërë kompromise të vazhdueshme me Serbinë në dëm të Kosovës. Por,  nuk do të lejohet gjuha dhe dhuna millosheviqiane në Kosovë. Ajo ka marrë fund, siç do të merr fund edhe regjimi i klanit Pronto. Ky shërbyes i politikave serbe do të mbetet njollë e zezë në historinë e Kosovës. Kurse, rezistenca e studentëve do të fitojë, sikurse fitoi kundruall regjimit serb, simbolet e të cilit Thaçi po i quan trashëgimi të vlefshme kulturore të Kosovës”, ka shkruar Çaushi.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori i Iranit në OKB, Amir Sajid Iravani, ka thënë se Izraeli e di mirë, cila do te jetë hakmarrja e dytë, e njëmendtë

Ambasadori iranian, në OKB,  Amir Sajid Iravani, gjatë takimit urgjent në Këshillin e Sigurimit, të …