Kosova kryeson plenumin e parlamentit të komunitetit të energjisë

Edhe deputeti i LDK-së, ish zyrtari jugosllav, Muhamet Mustafa kërkon të ruhet kisha serbe në Prishtinë

Përveç Hashim Thaçit e Rrustem Mustafës, edhe deputeti i LDK-së, Muhamet Mustafa ka thënë se kisha e ndërtuar jashtëligjshëm në oborrin e Universitetit të Prishtinës  nuk duhet të rrënohet. Ai mendon se kisha duhet të ruhet si shenjë  e kohës së  Serbisë në Kosovë. Mustafa ka kritikuar pushtetin qendror dhe lokal se kanë reaguar me vonesë,  kur kanë ndërmarrë hapa për të mos lejuar funksionalizimin e kësaj kishe për nevojat e pakicës serbe. Zyrtari i lartë i kohës së regjimeve pushtuese jugosllave në Kosovë, Muhamet Mustafa  ka thënë se duhet pasur kujdes që të mos nxitet dhuna dhe konfliktet ndëretnike. Gjithë kësaj duhet t’ i jepet pergjegje e pavonuar institucionale dhe mos të lejohet që kisha të bëhet  instrument për nxitje dhe ushtrim të dhunës dhe përkeqësim të situatës politike në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Fahri Fazliu është liruar pas arrestimit dhe mbajtjes për një kohë, në zyrat e EULEX-it në Fushë-Kosovë

Veprimtari i njohur, Fahri Fazliu,  është liruar pas arrestimit dhe mbajtjes për një kohë  në …