Driton Selmanaj

Driton Selmanaj: Amerika nuk e braktis interesin e Kosovës, pavarësisht veprimeve të Albin Kurtit

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti për prishjen e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar këtë si një dëmtim të rëndë për interesat e Kosovës. Në një deklaratë publike, Selmanaj theksoi se pavarësisht veprimeve të Kurtit, Amerika mbetet e angazhuar për të mbrojtur interesin e popullit të Kosovës. “Miku i mirë në ditë të vështira. Edhe pse i zoti i shtëpisë ka ndërruar kahje dhe ka dëmtuar marrëdhëniet me aleatin e përhershëm të Kosovës, SHBA edhe një herë na konfirmon se, ndryshe nga qeveria e Kosovës, Amerika nuk e braktis interesin e popullit të Kosovës,” shkroi Selmanaj në një postim në rrjetet sociale. Ai gjithashtu vuri në dukje se është e pamundur të mbështetet njëkohësisht Amerika dhe Albin Kurti, duke bërë thirrje për një rishikim të qasjes ndaj aleatit strategjik të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …