Sot duke filluar nga ora 13:00 do të mbahet një protestë kundër reduktimeve të energjisë elektrike nga "Grupi Protestoj".

Duke u përballur me krizën energjetike në vend dhe shtrenjtim të rrymës, sot në Prishtinë mbahet një protestë qytetare

Duke u përballur me krizën energjetike  në vend dhe propozimin e Qeverisë  për shtrenjtim të rrymës, të mërkurën është paralajmëruar protestë qytetare. Protesta është paraparë  të fillojë në orën 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ndërkaq do të kërkohet të mos aprovohet bllok-tarifa e propozuar nga ZRRE-ja dhe të nacionalizohet KEDS-i. Më 28 janar 2022 Qeveria e Kosovës pritet ta miratojë propozimin e ZRRE-së për vendosjen e bllok-tarifës dhe rritjen prej 9% për të gjithë konsumatorët që shpenzojnë deri në 600 kilovat  rreth 200% rritje të çmimit për konsumatorët që e tejkalojnë 600 kilovat. Dosja e bllok-tarifës do ta afektojë jetën dhe buxhetin e secilit prej nesh. Gjatë sezonit të dimrit konsumi energjetik i një familjeje mesatare në Kosovë e kalon në çdo formë 600 kilovatin që do të thotë që nëse ne e kemi paguar një faturë prej 58 eurove, me tarifën e re do të paguajmë rreth 108 euro”, thuhet në njoftim. Për veç faktit se ky propozim është i palogjikshëm, ai do t’i pasurojë edhe më tej bizneset, në kurrizin tonë. E gjithë kjo bëhet  nga buxheti, edhe ashtu i dërrmuar, i qytetarëve të Kosovës, thuhet mes tjerash, në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

KMDLNj: Gjykata Speciale nuk është duke garantuar gjykim të drejtë dhe të paanshëm për ish-krerët e UÇK-së

Sot në Hagë mbahet seanca kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakaj, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut

Sot në Gjykatën Speciale në Hagë do të mbahet seanca për aktakuzën e re kundër …