Janjiq

Dushan Janjiq: Hetimi për sulmin në Banjskë nuk është kryer për shkak të komplikimeve dhe mungesë së bashkëpunimit

Kryetari i Forumit për Marrëdhënie Ndëretnike në Serbi, dhe analisti i njohu, Dushan Janjiq, ka kritikuar mungesën e hetimit nga prokuroria serbe për sulmin në Banjskë, duke e përshkruar si rezultat të komplikimeve dhe mungesës së bashkëpunimit ndërmjet organeve të ndjekjes të Kosovës dhe Serbisë. Ai ka theksuar se EULEX-i duhet të ndërmjetësojë për hetimin e këtij rasti, pasi ai përfshin krim të organizuar me elemente terrorizmi. Janjiq ka vlerësuar se mbrojtja e Millan Radoiçiqit dhe e pjesëmarrësve të tjerë në sulm është një taktikë e mbrojtjes që synon të fitojë kohë dhe të mbrojë ata nga përgjegjësia. Ne e kemi parë momentin e tërheqjes [së terroristëve serbë], që  është bërë në marrëveshje me KFOR-in. Shihen edhe filmimet e tërheqjes”, ka thënë Janjiq. Ai thotë se “personat që kanë marrë pjesë në operacionin ushtarak apo paraushtarak në Banjskë, kanë qenë një strukturë e organizuar.

Kontrolloni gjithashtu

Agron Kuçi: Komuna e Junikut nuk e ka asnjë person të infektuar pasi janë respektuar të gjitha masat nga ana e qytetarëve

Agron Kuçi: Asnjë lider nuk e forcon partinë duke anashkaluar njerëzit me kredibilitet

Ish-kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka theksuar se partitë politike mund ta fitojnë …