Dy amerikanë janë vrarë gjatë luftimeve kundër Rusisë në Ukrainë

Dy amerikanë janë vrarë gjatë luftimeve kundër Rusisë në Ukrainë. Edhe pse identiteti i tyre nuk është bërë i ditur, mediat amerikane kanë konfirmuar lajmin. Mësohet se ata janë vrarë duke luftuar në rajonin e Donbasit. Të paktën edhe dy shtetas të tjerë amerikanë janë vrarë duke luftuar në Ukrainë, ndërsa dy të tjerë janë zënë rob dhe rrezikojnë të ekzekutohen nga Rusia. Ata janë Alexander Drueke, 39 vjeç dhe Andy Huynh, 27 vjeç, të dy nga Alabama. Ata u kapën nga forcat ruse më 11 qershor, kur grupi i tyre u godit nga forcat ruse në rajonin e Harkovit, në verilindje të Ukrainës, pranë kufirit me Rusinë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Gjatë muajve janar – shtator 2019, 76 persona kanë vdekur në 66 aksidente, ndërsa 8.625 janë lënduar

Dhjetëra aksidente janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, dhjetëra aksidente janë rapotuar …