Dyshime për parregullsi në numërimin e votave në Mitrovicë, Policia dhe Prokuroria ndërhyjnë në QNR – KDI: Nëse ka 500 vota të dyshimta, mund të ketë rivotim

Policia e Kosovës dhe Prokuroria kanë ndërhyrë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, në Mitrovicë, pas raportimeve për dyshime mbi parregullsi në disa fletëvotime të procesit zgjedhor. Sipas informacioneve fillestare, organet e hetuesisë kanë shkuar në vendngjarje për të verifikuar raportimet lidhur me mospërputhje të disa fletëvotimeve me kutitë përkatëse. Në lidhje me këtë situatë, drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, tha se nëse numri i votave të parregullta rezulton i lartë, procesi mund të çojë në rivotim të komunës. “Nëse është numër i vogël votash, nuk ndikon në rezultatin përfundimtar. Por kur bëhet fjalë për një numër të madh, si p.sh. 500 vota, atëherë mund të vendoset për rivotim”, deklaroi Kryeziu. Deri më tani, Prokuroria nuk ka dhënë detaje lidhur me natyrën e hetimeve apo për masat që mund të ndërmerren pas kontrollit në QNR.

Kontrolloni gjithashtu

Ardian Gjini thirrje qytetarëve: Nesër vendoset e ardhmja e Kosovës, dilni dhe votoni

Kandidati për kryeministër nga Aleanca, Ardian Gjini, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që …