Aleksandar Vuciq

Dyshime për përpjekje atentati kundër kryeministrit serb, Aleksander Vuçiq

Mediet në Serbi kanë bërë të ditur se Policia ka evakuuar kryeministrin serb, Aleksandër Vuçiq dhe familjen e tij në një lokacion të sigurt, pasi është gjetur një sasi e konsiderueshme e armëve, përfshi edhe një raketa hedhës afër shtëpisë së tij. Ministri i Brendshëm, Nebojsha Stefanoviq, ka sqaruar se armët, ku përfshihen edhe granata dore dhe municion të ndryshëm, u gjetën në shkurre në lokacionin fqinj Jajinci, afër një udhëkryqi ku zakonisht eskorta e Vuçiqit zakonisht ul shpejtësinë deri sa ai hyn në shtëpi. Zbulimi, i cili erdhi pas një informate nga policia, tregon për  një atmosferë tashmë të tensionuar në rajon, ku vendet vazhdojnë të gjuajnë akuza ndaj njëri tjetrit për ndërhyrje në punët e brendshme të njëri-tjetrit.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …