Shoqata Demokratike "Çamëria" me qendër në Holandë

Sot shpallet pavarësia e Çamërisë në Holandë

Shpallja e mëvetësisë së Çamërisë do të ndodh sot në ora 14:00 në Holandë. Ajo do ta ketë miratimin edhe nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, dhe lugina e Preshevës. Sipas kryetarit të Shoqatës “Çamëria”, Festim Lato, sot do t’i zgjedhin institucionet udhëheqëse që do ta çojnë përpara çështjen çame, deri në përmbushjen e objektivave politike kombëtare të popullit të Çamërisë, si dhe do të formohet edhe Forca Mbrojtëse e shtetit çam. Degët e Shqipërisë do të mblidhen në Vlorë, kurse, degët nga të gjitha komunat e Kosovës, si dhe përfaqësuesit e Malit të Zi, Preshevës, Bujanovcit, Metvegjës, do të mblidhen në fshatin Komoran të Drenasit, ku bashkë me ata në Holandë, e Vlorë, me ngritje dore do ta shpallin pavarësinë e Çamërisë. Kryetarit të Shoqatës “Çamëria”, Festim Lato Lata, thotë se Çamëria do ta ketë historinë e njëjtë sikur të Kosovës, derisa thekson se shpallja e sotme e Pavarësisë së Çamërisë dhe formimi i Qeverisë, ka mbështetjen ndërkombëtare.

“Po, nga OKB-ja, Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, nga Parlamenti Evropian, nga të gjitha institucionet ndërkombëtare. Shteti i Çamërisë është 17 mijë km katrorë, që gjendet në Çamërinë e sotme që nga, do të themi nga  Qafë-bota e kufirit sot shqiptaro – shqiptarë, nuk e quaj shqiptaro – grek, e deri në hartat Prevezë e deri në Janinë , duke përfshirë dhe pjesën e detit që ka Çamëria me ishullin e saj Korfuzin. Sot totalisht, ajo që ka qenë ëndërr sot do të bëhet realitet”, ka thënë Festim Lato, kryetar i Shoqatës “ Çamëria”.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …