Deputeti, Avni Dehari, ka paralajmëruar se do të japë kontributin e tij në fushën e arsimit dhe në çështje të mërgatës

E akuzuara për keqpërdorim të detyrës zyrtare, deputetja e Vetëvendosjes, Jetmire Vrenezi, nuk iu përgjigj ftesës së gjykatës

Për shkak se e akuzuara,  Jetmire Vrenezi ka marrë pjesë në seancën konstituive të Legjislaturës së VIII-të të Kuvendit të Kosovës, në Gjykatën Themelore në Prizren ka dështuar të mbahet seanca e paraparë për ditën e sotme për rastin penal kur së bashku me të akuzuarit. Islam Thaçi, Egzonë Morina-Thaçi, Arian Taraku, Isë Bislimaj dhe Shqipëron Krasniqi akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Lidhur me mungesën të akuzuarës Vrenezi, gjykatësja Kimete Kicaj tha se mbrojtësi i të akuzuarës, avokati Ardian Morina përmes parashtresës ka kërkuar që seanca e sotme të mos mbahet, me arsyetimin se e mbrojtura e tij ka fituar mandatin e deputetes dhe e njëjta me 22 mars 2021, në ora 10:00, do të marr pjesë në seancën e konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Në këto rrethana, gjykatësja Kicaj e ka shtyrë seancën për nesër, 23 mars 2021, në ora 10:00, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …