EBA përkrah anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

EBA përkrah anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behxhet Pacolli, po vazhdon lobimin sistematik me homologë të tij në kuadër të Samitit të Frankofonisë, i cili po mbahet në kryeqytetin e Armenisë, Jerevan, me qëllimin e sigurimit të një mbështetje të gjerë për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare. Në funksion të këtij qëllimi, ai sot ka zhvilluar një takim me ministrin e Shtetit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Zaki Anavar Nussibeh, me të cilin ka diskutuar në lidhje me avancimin e bashkëpunimit bilateral në të gjitha fushat e interesit të përbashkët; shkëmbimin e përvojave në mes dy vendeve; bashkëpunimin ekonomik; si dhe në lidhje me mbështetjen për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe agjendën multilaterale.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …