Kryeministri, Ramush Haradinaj ka zhvilluar takim me ambasadorët e vendeve të Kuintit dhe shefen e BE-së në Kosovës, Natalia Apostolova. Gjatë këtij takimi Haradinaj ka theksuar se janë pajtuar se Kosova është në rrugën e duhur për marrjen e liberalizimit të vizave. Sot, në takimin me ambasadorët e Kuint-it dhe shefen e BE-së në Kosovë, u pajtuam se vendi ynë është në rrugën e duhur për marrjen e liberalizimit të vizave dhe se lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe menaxhimi efektiv i migrimit duhet të jenë prioritare. Përkrahja e shteteve mike nuk ka munguar asnjëherë dhe së bashku po punojmë në realizimin e synimeve tona për konsolidimin dhe fuqizimin e shtetit drejt të ardhmes sonë euro-atlantike”, ka shkruar Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Visar Ymeri: Osmani dhe Kurti duhet t’i shpjegojnë qytetarëve ndryshimin e qasjes së tyre
Njohësi i çështjeve politike, Visar Ymeri, ka kërkuar që presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin …