Hashim Thaçi

Hashim Thaçi: Komiteti i Punëve të Jashtme i Parlamentit Evropian pro korrigjimit të kufirit mes Kosovës e Serbisë

Kryetari Hashim Thaçi ka deklaruar se Komiteti i Punëve të Jashtme i Parlamentit Evropian ka miratuar draft-rezolutën për Kosovën dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor dhe e konsideron të mundshëm opsionin e korrigjimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë. E mirëpres dhe i falënderoj eurodeputetët për votimin e djeshëm në Komitet të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian,  për përkrahjen që i është liberalizimit të menjëhershëm të vizave dhe arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare të paqes në mes Kosovës dhe Serbisë. Lidhur me fazën përfundimtare të dialogut për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e mirëpres faktin që ky Komitet  bën thirrje për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese, që do të përkrahet nga të gjitha palët, që do të ruajë karakterin shumetnik të shteteve tona dhe nuk do të krijojë kufij përgjatë vijave etnike.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria Speciale konfirmoi arrestimin e Naser Hafizit, ushtrues detyre i Udhëheqësit të Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore

Me urdhër të Prokurorisë Speciale ishte  zhvillua një aksion në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor …