Edhe 1 milion e 560 mijë euro për projekte tjera në Skenderaj

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, dhe ministri i Infrastrukturës, Pal Lekj, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për realizimin e projekteve në Skenderaj. “Me ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, kam nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, për realizimin e tetë projekteve kapitale në infrastrukturën tonë lokale, në vlerë prej 1 milion e 560 mijë euro. E falënderoj ministrin Lekaj, për këtë mbështetje, të cilin e sigurova se këto mjete financiare, do të investohen në realizimin e projekteve në dobi të qytetarëve të Komunës së Skenderajt, duke i respektuar kriteret më të larta në përputhje me afatet kohore. Brenda pak kohësh do të nisim projektet që kanë vazhdimësi të realizimit edhe në vitet e ardhshme, e të cilat kanë për synim zhvillimin e Skenderajt”, ka shkruar në Facebook kryetari Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi merr pjesë në panelin në kuadër të “Javës së gruas”

Me ftesë të Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), kryetari Smajl latifi mori pjesë në panelin në …