Edhe katër punëtorë punësohen në stacionin e autobusëve në Malishevë

Janë punësuar edhe katër punëtor në stacionin e autobusëve në Malishevë, të cilët do të jenë të angazhuar për një vit në kryerjen e shërbimeve administrative dhe shërbimeve tjera, në stacionin e autobusëve. Edhe ky punësim, është realizuar, në bashkëpunim në mes të Komunës së Malishevës dhe Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, përkatësisht Agjencisë të Punësimit në Republikën e Kosovës (APRK). “Ne po përpiqemi që të realizojmë projekte të këtilla, përmes së cilave edhe punësohen qytetarët, por edhe rritet niveli i ofrimit të shërbimeve, në këtë rast në stacionin e autobusëve. Po përpiqemi që përmes këtyre projekteve të krijojmë kushte më të mira dhe të rritet numri i të punësuarve, qoftë edhe me kontrata me afat të caktuar, si ju që po nënshkruani kontrata pune për një vit”, ka thënë Begaj. Kryetari Begaj, i ka uruar katër të punësuarit, të cilët do të jenë të angazhuar në kryerjen e punëve administrative dhe shërbimeve tjera në stacionin e autobusëve në Malishevë. Begaj, gjithashtu e ka falënderuar edhe Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, për realizim të përbashkët të këtyre projekteve, që për qëllim kanë punësimin dhe përmes kësaj edhe rritjen e  mirëqenies për qytetarët.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …