Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borissov, ka bërë të ditur se në mbledhjen e parë të Parlamentit do të paraqesë dorëheqjen, pas humbjes së kryetares së Parlamentit, Cetska Taçeva, e cila ishte paraqitur nga Partia Qytetarët për Zhvillimin Evropian, si kandidate në zgjedhjet e sotme presidenciale në Bullgari. Pasi kandidati i paraqitur nga opozitarët, nga Partia Socialiste e Bullgarisë, Rumen Radev, i afërt me Moskën, fitoi sot zgjedhjet presidenciale duke marrë 58 për qind të votave, kryeministri Borisov duke vënë në dukje se do të mbante premtimin e dhënë më parë për dorëheqje tha se “tashmë jemi opozitë me pëlqimin dhe vullnetin e popullit”.
