Kandidati prorus, i Moldavisë, Igor Dodon, ka fituar rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Kandidati prorus, i Moldavisë, Igor Dodon, ka fituar rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Kandidati prorus, i Moldavisë,  Igor Dodon, tha se ka fituar rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Moldavi, i cili është mbajtur të dielën. Me gati të gjitha votat e numëruara, Dodon ka fituar 55 për qind, ndërsa rivalja e tij pro-evropiane, Maia Sandu, 45 për qind. Këto kanë qenë zgjedhjet e para direkte presidenciale në Moldavi, në 20 vjet. Që nga viti 1996, presidentët e Moldavisë janë zgjedhur nga Parlamenti. Zgjedhjet janë parë si betejë midis atyre që mbështesin lidhjet më të afërta me Rusinë dhe atyre që duan integrimin në Bashkimin Evropian. Sandu u ka bërë thirrje zyrtarëve zgjedhorë që të japin dorëheqje, duke thënë se zgjedhjet kanë qenë të organizuara dobët.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …