Edhe nëntë kadetë i bashkëngjiten radhëve të FSK-së

Edhe nëntë kadetë i bashkëngjiten radhëve të FSK-së

Është mbajtur ceremonia e diplomimit të kadetëve të gjeneratës 2017 të Qendrës për Studime Universitare, ku kanë diplomuar 9 kadetë të cilët kanë marrë gradën e nëntogerit. Gjeneral Enver Cikaqi, tha se nga sot këta kadetë do t’i bashkëngjiten radhëve të FSK-së, ndërsa komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Rrahman Rama, u tha kadetëve të diplomuar se kanë kaluar sfida të mëdha për t’i shërbyer vendit, por ky është vetëm fillimi. Ndërsa, ministri në detyrë i FSK-së, Haki Demolli, tha se dita e sotme është shumë e rëndësishme për kadetët që morën gradën e nëntogerit. “Kjo është një ditë e kurorëzimit të punës tuaj dhe realizim të dëshirës tuaj për t’u bërë pjesë e FSK-së”, ka thënë ai. Ceremoninë e diplomimit të kadetëve të QSU-së të FSK-së nga afër e përcollën edhe komandanti i KFOR-it gjeneralmajor Giovanni Fungo, drejtori i NALT-it gjeneral brigade Dietmar Mosman, zëvendës drejtori i NALT-it Mark Theobalt, ambasadorë, atashe të akredituar në Kosovë, stafi i lartë i MFSK/FSK, familjarët e kadetëve, si dhe oficerë, nënoficerë dhe ushtar të FSK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …