Edhe një hap më afër jetësimit të Parkut të Biznesit në Polac të Ri

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari është takuar me drejtorin menaxhues të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Valon Tolaj, ku kanë nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi lidhur me jetësimin e Parkut të Biznesit në Polac të Ri. Kryetari Jashari ka bërë të ditur se përmes nënshkrimit të këtij Memorandumi do të arrihet realizimi i 20% të pagesave të shpronësimit për këtë projekt. I pari i Komunës u shpreh se brenda këtij viti me ndihmën e Qeverisë së Kosovës, do të nisë edhe rregullimi i infrastrukturës duke i shërbyer kështu hapjes së investimeve në Komunën e Skenderajt.

Kontrolloni gjithashtu

Angazhohen ekipe shtesë për grumbullimin e mbeturinave në komunën e Ferizajt

Pas shpalljes së gjendjes emergjente për grumbullimin dhe bartjen e mbeturinave nga Komuna e Ferizajt, …