Edhe pse helikopterët e Ukrainës e kishin bombarduar shqiptarët gjatë luftës në Maqedoni, Talat Xhaferi viziton dhe mbështet Zelenskin

Edhe pse helikopterët e Ukrainës e kishin bombarduar shqiptarët gjatë luftës në Maqedoni, Talat Xhaferi viziton dhe mbështet Zelenskin

Talat Xhaferi,  është politikani i parë shqiptar, në Maqedoni  që viziton Ukrainën në kohë lufte. Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut gjatë vizitës së tij është pritur nga kryetari ukrainas, Vladimir  Zelensky. Xhaferi ka publikuar fotografi nga pritja që iu bë në Ukrainë, duke i falënderuar të gjithë luftëtarët që ua mundësuan të udhëtojnë të sigurinë në Ukrainë. Më tej ai tha se luftëtarët e kanë ndarë edhe bukën me ta.

Vizita e Talat Xhaferit në Ukraninë është bërë në emër të Maqedonisë, është një vizitë zyrtare, që ka qenë dashur ta bëjnë në radhë të parë autoritetet sllavomaqedone, të cilat shteti i Ukrainës, në vitin 2001 i ka ndihmuar ushtarakisht kundër Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, me oficerë dhe helikopterë ushtarakë. Ata helikopterë kanë vrarë luftëtarë të UÇK-së dhe popullatë civile. Ukraina e Zelenskit me të cilën përqafohet, Talat Xhaferi asnjëherë nuk ka kërkuar falje për vrasjen e shqiptarëve, dhe këtë nuk e ka bërë as gjatë vizitës së Talatit babaxhan, por edhe trim.

Talati e di fare mirë se Ukraina nuk e ka pranuar as e pranon pavarësinë e Kosovës, por kalon edhe mbi këtë fakt, vetëm të duket e të fotografohet e krerët e Ukrainës, kuptohet në radhë të parë për poenë politikë, sepse ai përfaqëson shtetin aleat të  Maqedonisë, të cilin Ukraina e  kishte ndihmuar në luftë kundër Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare!!!

Duket se të gjitha servilizmit në botë kanë një kufi, por servilizmi shqiptar ndaj të huajve është unikat në historinë e qytetërimit. Do të dëshiroja të jem unë ai i cili nuk e njeh kuptimin e fjalës servilizëm, as historinë e së kaluarës servile, edhe pse kam mësuar shumë nga filozofi i madh shqiptar, Kristë Maloku, për veset e ligësitë e shqiptarit lindor.

Kontrolloni gjithashtu

Senati amerikan miratoi një projektligj ndërpartiak, që synon angazhim më të shtuar të Amerikës në Ballkanin Perëndimor

Komisioni për Çështje të Jashtme i Senatit amerikan miratoi javën e kaluar një projektligj ndërpartiak, …