Edhe Shërbyesit Civilë të Kosovës kërkojnë nga kryetari i vendit, Hashim Thaçi që Ligjn për Pagat të mos e dekretojë

Edhe Shërbyesit Civilë të Kosovës kërkojnë nga kryetari i vendit, Hashim Thaçi që Ligjn për Pagat të mos e dekretojë

Ligji i Pagave i miratuar në Kuvendin e Kosovës më 2 shkurt të këtij viti ka ngjallur pakënaqësi te sindikata të ndryshme në vend, të cilat kanë paralajmëruar greva dhe protesta në rast se ky ligj dekretohet nga kryetari i vendit, Hashim Thaçi. Për shkak të pakënaqësive shërbyesit civilë në Kosovë ditë më parë ia kanë dërguar një letër Thaçit, ku kanë kërkuar nga ai që të mos e dekretojë Ligjin për Paga. Ata madje kanë paralajmëruar paralizë totale të shtetit në rast se kërkesat e tyre nuk plotësohen. Këtë gjë e ka konfirmuar kryetari i Sindikatës së Shërbyesve Civilë të Kosovës Mursel Zymberi, i cili ka thënë se në Ligjin për Paga ka pasur shkelje të mëdha, me ç’rast edhe ka kërkuar që të bëhet nivelimi i pagave. “Kërkesat tona janë që të bëhet nivelimi i pagave me shërbyesit tjerë publikë dhe njohja e përvojës së punës së të gjithë punëtorëve të dëbuar nga puna në sistemin e kaluar. Ne kemi bërë kërkesë tek presidenti i vendit që këtë”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …