James Hooper: Me këmbënguljen mbi taksën, liderët e Kosovës kanë krijuar një armik nga qeveria e Shteteve të Bashkuara

James Hooper: Me këmbënguljen mbi taksën, liderët e Kosovës kanë krijuar një armik nga qeveria e Shteteve të Bashkuara

Me vendimin dhe qëndrimin mbi taksën, liderët e Kosovës pothuajse e kanë krijuar një armik nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. I kanë sjellë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara në nivelin më të ulët që nga përfundimi i luftës në Kosovë”, thotë në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë, Xhejms Huper, ish diplomat amerikan. E gjithë kjo më ka befasuar. Unë jam mësuar të bashkëpunoj me liderë të Kosovës, të cilët mendojnë në rrafshin strategjik dhe të cilët kanë ndjesi të shquar për komunitetin ndërkombëtar, të cilët dinë se cili është hapi i mençur ndërkombëtarisht. Kurse kjo që ka ndodhur, mua më duket si hapi më kontraproduktiv i liderëve të Kosovës, për aq sa mbaj mend. Tani ata  kanë krijuar një spektakël publik, në të cilin Pentagoni, Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Këshilli Kombëtar i Sigurisë, janë bashkuar në një mënyrë të cilën unë asnjëherë nuk e kam parë në historinë e diplomacisë amerikane, për t’ua tërhequr vërejtjen liderëve të Kosovës se duhet ta pezullojnë taksën.

Thënë sinqerisht, për mua kjo është shenjë e një forme të ngushtë dhe provinciale e të menduarit, dhe kjo është shumë e rrezikshme për Kosovën, shumë e rrezikshme. Kosova nuk mund t’ia lejojë vetes të futet në kënaqësinë e të menduarit në formë nacionaliste.

Me këtë vendim, ata pothuajse e kanë krijuar një armik nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. I kanë sjellë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara në nivelin më të ulët që nga përfundimi i luftës në Kosovë. Është e jashtëzakonshme, Kosova ishte në pozitën e fuqizimit ndërkohë që procesi i bisedimeve po vazhdonte me Beogradin dhe tani e kanë hedhur tutje atë pozicion të fuqishëm, kanë krijuar një kundërshtim me Shtetet e Bashkuara, i cili nuk ka pasur fare nevojë të ekzistojë. (REL)

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …