Edhe sot Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, në lokacionin e varrezave në Prekaz, ka zhvarrosur disa mbetje mortore

Edhe sot Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se pas gërmimeve në lokacionin e varrezave, në Prekaz, kanë zhvarrosur disa mbetje mortore të viktimave që mund të jenë në Listën e Personave të Zhdukur. Pas gërmimeve në lokacionin Arbanë, në Prizren, sot gjatë ditës, ekipet e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, kanë vazhduar gërmimet edhe në lokacionin e varrezave në fshatin Prekaz, të komunës së  Skenderajt thuhet në njoftimin e këtij Komisioni. Pas disa orë gërmimeve, ekipet kanë hasur dhe zhvarrosur mbetje mortore të viktimave që mund te jetë në Listën e Personave të Zhdukur. Gërmimet po vazhdojnë ende dhe në do t’iu njoftojmë pas rezultateve të ADN-së për identifikimet e mundshme të këtyre trupave”.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …