Edi Rama

Edi Rama: Buxheti vjetor i Shqipërisë është edhe më i vogël se ai i Kristiano Ronaldos

Kriza e çmimeve ka qenë njëra  temat e diskutuara nga kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama në forumin strategjik të Bledit,  në Slloveni. Rama tha se vendi ynë me një buxhet as sa gjysma e atij të Kristiano Ronaldos po e menaxhon si duhet situatën. “Ne jemi 100%  me energji të përtëritshme. Ne jemi të lumtur kur Zoti qan, sepse ka burime uji. Ne po e mbulojmë këtë diferencë që është shumë i dhimbshëm për buxhetin shqiptar, që është edhe më i vogël se ai i Kristiano Ronaldos. Nuk kam gjë kundër Ronaldos, mos e merrni si sjellja e një juventini të tradhtuar por dua të them që buxhetet tona janë shumë modeste, shumë të kufizuara krahasuar me të mëdhenjtë, tha Rama. Duke e lidhur krizën e çmimeve me luftën në Ukrainë Rama tha se shpreson që BE tha mes të tjerash që shpreson që kjo e fundit të mos bëjë gabimin e turpshëm siç bëri në pandemi, duke mos dhuruar vaksina, por të përkrahë shtetet e Ballkanit Perëndimor. Në çdo fjalim ju thoni le të ndihmojë që Ballkani të jetë me ne dhe të mos ketë ndërhyrje nga të tretë, por për vaksinat Serbia iu drejtua Kinës dhe Rusisë, ne vrapuam drejt Turqisë, po të mos ishte Erdogani, do kishim më shumë fatalitete ky është realiteti, shpresoj që Europa të nxjerrë mësimet e veta”, tha Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, thotë se Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentit, ka abuzuar me këtë zyrë

AAK-ja ka vija të kuqe për Albin Kurtin, refuzon madje edhe postin e kryetarit për Ramush Haradinajn

Duke folur rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, deklaroi …