6 milionë afganë janë në rrezik nga uria, pasi bota “demokratike” nuk i ndihmon për shkak se qeverisnin talebanët

6 milionë afganë janë në rrezik nga uria, pasi bota “demokratike” nuk i ndihmon për shkak se qeverisnin talebanët

Shefi i Kombeve të Bashkuara për ndihmë humanitare u bëri thirrje donatorëve që të rinisin financimin e Afganistanit, duke paralajmëruar se 6 milionë afganë janë në rrezik nga uria. Sipas Martin Griffitsit, mbi gjysma e popullsisë afgane prej 39 milionë banorësh ka nevojë për ndihmë humanitare. “Varfëria po thellohet, popullsia ende po rritet dhe autoritetet de fakto nuk kanë buxhet për të investuar për të ardhmen e tyre. Për ne është e qartë se nevojitet që të rikthehet njëfarë mbështetje e zhvillimit”, tha Griffiths gjatë Këshillit të Sigurimit të OKB-së më 29 gusht. Talibanët u rikthyen në pushtet në gusht të vitit 2021 pasi koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara u tërhoq nga vendi dhe Qeveria paraprake afgane kolapsoi shumë shpejt pas kësaj. Komuniteti ndërkombëtar nuk ka njohur qeverinë e talebanëve  në Afganistan.  Qëkur talibanët morën pushtetin, ndihma ndërkombëtare – që përbënte 80 për qind të buxhetit të Afganistanit – është ndalur.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …