Edi Rama, gjatë takimit elektoral në Rrëshen është treguar i pakursyer me kundërshtarët politik, Ilir Meta e Sali Berisha

Edi Rama, gjatë takimit elektoral në Rrëshen është treguar i pakursyer me kundërshtarët politik, Ilir Meta e Sali Berisha

Edi Rama, gjatë takimit elektoral në Rrëshen është treguar i pakursyer me kundërshtarët politik, Ilir Meta e Sali Berisha. Fillimisht ai përmendi një sërë investimesh të bëra në Mirditë, si uji, rrugë dhe shkolla, Rama tha megjithëse këto janë të mjaftueshme, nuk është argument për të votuar koalicionin. “Bashkë Fitojmë”. Sipas Ramës, Berisha dhe Meta do të dalën më 14 maj do të dalin e të bërtasin se PS ka vjedhur votat. Tani të gjitha këto nuk mjaftojnë, unë e di, po pa këto njëherë as nuk bëhet llaf dhe këto ua them që të pyes. Po mirë, shkon ua jep votën, po mirë, çfarë do bëjnë? Jo, do bëjnë ata, ua them unë, do bëjnë një gjë tjetër. Do futen aty brenda, siç e kanë bërë gjithmonë, marrin mbledhin gjithë atë tarafin e vet, e fusin brenda në bashki, mbyllin derën dhe thonë, “shëndet tani se kemi ca punë’’, i marrin fondet nga taksat këtu se nga qeveria…Jo se s’duam t’i japim ne po se si marrin dot. Nuk dinë të bëjnë projekte, s’dinë dhe i ndajnë mes njëri-tjetrit , pastaj lënë dhe ca veç e shkojnë marrin autobusë dhe ata 10 veta që ka Ndreca këtu për pastrim dhe ca të tjerë për gjelbërimin. Tani unë s’kam hallin tim se mos kujtojë njeri se do them aman mos i votoni ata se kam hall se do më vinë me autobusë me dy gishta, se sa më shumë vijnë ata me dy gishta tek unë, aq më shumë vij unë këtu me dy këmbë, kështu që ata ik e unë hajde., tha mes tjerash Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …