Edi Rama: Festën e Pavarësisë ia uroj Hashim Thaçit dhe bashkëluftëtarëve të tij, që sot nuk gjenden në shtëpi

Edi Rama i fton shqiptarët e Malit të Zi që ta votojnë listën shqiptare dhe të forcojnë partneritetin me Gjukanoviçin

Pak ditë para zgjedhjeve në Mal të Zi, kryeministri shqiptar, Edi Rama i është drejtuar sot me një mesazh të gjithë bashkëkombasve. Ai iu kërkon të votojnë listën shqiptare dhe të forcojnë partneritetin strategjik me Gjukanoviçin dhe partinë e tij. Sipas Ramës, Mali i Zi duhet të ndjekë rrugën e stabilitetit dhe integrimit euroatlantik. “Unë besoj se zgjedhja juaj është e qartë dhe shpresoj që vota juaj të jetë e bashkuar në të njëjtën drejtim që fuqizohen përfaqësimin tuaj në Mal të Zi dhe shkon në harmoni me atë vend që duhet të vazhdoje përpara. Mbështesni sa më fuqimisht listën shqiptare. Ajo nuk është mbledhje partish shqiptare, por lidh për herë të parë malësinë dhe Ulqinin në një grupim të vetëm dhe lidh shqiptarët në ato treva dhe drejtimin euroatlantik”, ka theksuar ndër të tjera Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Blinken takon Macron në Paris për të diskutuar për mbështetjen ndaj Ukrainës

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, planifikon të diskutojë për mbështetjen ndaj Ukrainës gjatë takimeve …