Brickos

KMDLNJ

KMDLNJ: Veprimet e Speciales janë në kundërshtim të plotë me Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut të OKB-së

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka reaguar ndaj veprimeve të Gjykatës Speciale, për të cilat thotë se janë në kundërshtim të plotë me Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Përmes një njoftimi për media, KMDLNJ thekson se transparenca dhe llogaridhënia janë kusht i domosdoshëm për zhvillim të demokracisë, qëndrueshmërisë si dhe funksionim të shtetit të së drejtës. Ata theksojnë se Gjykata Speciale mund të shpërbëhet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, mirëpo siç thekson ky këshill kjo nuk lejohet dhe nuk mund të ndodh për faktin se ndërkombëtarët përmes frikësimit, kërcënimit dhe shantazhit e dhunojnë vullnetin e deputetëve.

Kontrolloni gjithashtu

Bajram Begaj: Kosova dhe Serbia të kthehen sa më shpejt në tryezën e dialogut dhe në zbatimin e marrëveshjeve

Begaj: Të drejtat e njeriut janë ideal i përbashkët për të cilin luftojnë të gjithë popujt

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj ka vlerësuar lart dokumentin e të drejtave të njeriut dhe …