Edi Rama

Edi Rama: Ju në BE jeni shumë të kujdesshëm me Serbinë, sepse ajo ka prapa Rusinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, as kësaj radhe nuk ka ngurruar t’ua thotë hapur zyrtarëve të Bashkimit Evropian, se ata po  tregohen shumë të  kujdesshëm me Serbinë, sepse shqiptarët nuk e kanë përkrahjen e Rusisë. Sipas një njoftimi për media të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit shqiptar, gjatë seancës së pyetje përgjigjeve në Samitin e BERZH në Londër kryeministri Edi Rama pati një shkëmbim batutash me kryeministrin e Serbisë, Aleksader Vuçiç. Kryeministri Rama tha se BE nuk po i liberalizon vizat për Kosovën, dhe Shqipërisë po i thotë se ju jeni duke ecur mirë, por ende keni për të bërë, dhe e gjithë kjo se shqiptarët nuk e kanë një vend tjetër të fortë mik, siç e ka Serbia Rusinë. “BE është më e kujdesshme ndaj tyre sesa ndaj nesh, sepse ne nuk kemi prapa Rusinë. Kështu, ata ende nuk liberalizojnë vizat për qytetarët e Kosovës, neve na thonë ju jeni duke ecur shumë mirë, por keni ende për të bërë, ndërsa Vuçiq fluturon në Rusi dhe merr hapjen e negociatave”, ka thënë Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Prodhuesit vendor nisin betejë ligjore ndaj ZRrE-së: “Vendimi i padrejtë duhet të rrëzohet”

Shoqata e Prodhuesve Vendor, në kuadër të Odës Ekonomike të Kosovës, ka nisur një betejë …