Brickos

Edi Rama

Edi Rama: Lideri i opozitës, Ilir Meta, pretendon të na vendosë të gjithëve në pozitën jashtëzakonisht të sëkëlldisshme

Në vazhdim të turit të fushatës për zgjedhjet vendore të 30 qershorit, kryeministri Rama, sot vizitoi edhe Dibrën. Ai nënvizoi sërish se zgjedhjet e 30 qershorit do të mbahen. Rama tha: “Këtu nuk është çështja të shtyjmë një dasëm por është çështja nëse ne do të pranonim të shtynim zgjedhjet do të hapim një rrugë pa krye në të ardhmen”. Në lidhje me vendimin e presidentit Meta për anullimin e dekretit për datën e zgjedhjeve,  Rama shfaqi dijeni për hapat e mëtejshëm të tij: “Ajo që tha presidenti vlen po aq sikur të thoshte dje anuloj ndeshjen Islandë-Shqipëri, do ju jap të hënën arsyet pse. Ka bërë një akt politik, duke u shfaqur jo akoma tërësisht, se ka akoma do ta shikoni, po duke u shfaqur si një përfaqësues i lartë, madje si lider i opozitës dhe ka vendosur të na vendosë të gjithëve në pozitën jashtëzakonisht të sëkëlldisshme. Ilir Meta nuk e meriton më zyrën ku rri” u shpreh Rama.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …