Erion Veliaj

Erion Veliaj ka ironizuar qëndrimin e opozitës dhe të Lulzim Basha për të mos marrë pjesë në zgjedhje

“I rrahëm në 2013-ën, i rrahëm më thellë në 2015-ën, i shkatërruam totalisht në 2017 dhe do superfitojmë në 2019-ën më datë 30- qershor”, tha Veliaj. Duke ftuar qytetarët që në 30 qershor t’i drejtohen kutive të votimit, Veliaj shprehu domosdoshmërinë që ka mbajtja e tyre në datën e caktuar për të vijuar sipas tij shërbimet normalisht në qytet. “Nëse në datë 30 qershor nuk do ketë zgjedhje, në datë 1 do i hipi Presidenti shofer autobusit, do i japë ai autobusëve në Tiranë? Se mandati im mbaron.  Nuk ka kthim mbrapa në datën 30 qershor; ne do të vazhdojmë të mendojmë për fëmijët tanë dhe pyetja për çdo demokrat dhe për çdo anëtar të LSI sot është: I keni rregulluar edhe ju kalamajtë tuaj siç i kanë rregulluar këta? I keni edhe ju jashtë, me pasaporta të huaja? Nëse nuk  i keni, atëherë po bëjnë pazare me ju”, deklaroi Veliaj.

Kontrolloni gjithashtu

Maja Vukiçeviq, deputetja malazeze shkakton polemika duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KE

Maja Vukiçeviq, deputetja proserbe e proruse e Malit të Zi shkaktoi polemika duke votuar kundër …