Edi Rama në 50-vjetorin e Standardizimit të Gjuhës Shqipe: Jam i shqetësuar për shqipen e folur përditë, e cila përdoret më së shumti në rrjetet sociale.

Edi Rama në 50-vjetorin e Standardizimit të Gjuhës Shqipe: Jam i shqetësuar për shqipen e folur përditë, e cila përdoret më së shumti në rrjetet sociale.

Këtë vit shënohet 50-vjetori  i standardizimit të gjuhës shqipe. Nga 20 deri në 25 nëntor të vitit 1972 në Tiranë i zhvilloi punimet Kongresi i drejtshkrimit të gjuhës shqipe (Gjuhës standarde).

Në Tiranë sot, Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës mbajtën një takim, ku të ftuar janë akademikë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut si dhe drejtues shtetërorë, përfshirë Kryeministrin Rama dhe Presidentin Begaj.

Kryeministri tha se është i shqetësuar për shqipen e folur përditë, e cila përdoret më së shumti në rrjetet sociale.

“Fjalori i shqipes së folur përditë, “Klm, tdsh” e këto…fjalori i gjuhës shqipe që është një nga nënproduktet e kongresit të drejtshkrimit sot është në pikëpyetje të madhe. Akademia e Shkencave e ka çelur siparin e rishkrimit të fjalorit dhe u desh një komunist në krye të Akademisë së Shkencave që ta fillonte punën me themel”, tha ai.

Kryeministri Rama nuk kurseu batutat, kur tha se mbi të gjitha nuk kupton se përse mes flamujve të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, qëndron edhe ai i NATO-s.

“Tre flamujt të qëndrojnë bashkë si flamuj që mishërojnë ndër të tjera dhe në të njëjtën kohë, një pakt të vështirë siç është gjuha. Nga ana tjetër, i vetmi flamur që nuk kuptova pse është është ai i NATO-s. Ua thashë edhe organizatorëve se deri tek flamuri i BE e kuptoj. Akademia ka shpëtuar edhe nga ankthi i madh i luftimit të komunizmit.

E dimë shumë mirë por rreziku gjithnjë e më i madh është ta marrim si diçka që ka qenë gjithmonë aty. Sa e pamundur është dukur jo shumë shekuj më parë, por deri disa vite më parë që shqipja të pranohej flitej e shkruhet lirisht si e drejtë themelore e shqiptarëve edhe në Kosovë e në Maqedoninë e Veriut.

Historia na mëson se drejtshkrimi dhe gjuha e njësuar nuk janë gjë tjetër veçse një proces konsolidimi i frymës dhe i gërmës së një kombi, i qenies së një kombi. Njehsimi i drejtshkrimit të gjuhës shqipe dhe standardizimi i saj është një nga ato procese historike që për fatin më të madh të shqiptarëve është përvijuar ngjashmërisht me procesin e njehsimit edhe të gjuhëve evropiane. Por, e para ka kaluar më butë se sa procese të tjera njehsimi gjuhësh të tjera evropiane dhe dyta është nga të paktët procese që në historinë tonë na njehson për nga struktura dhe për nga metoda me vendet e tjera evropiane. Kjo i detyrohet dhe një fati që e kemi pasur si shqiptarë. Ndonëse pa një shtet tonin, që edhe kur e patëm nuk e patëm me mundësi dhe mjete të konsiderueshme, fati ynë ka qenë mendja e ndriture dhe talenti i mahnitshëm i njerëzve të dalluar të këtij kombi”, u shpreh Rama.

Kryeministri tha gjatë aktivitetit  se nuk mund të behët kurrë anëtar i akademisë shkencore sepse nuk ka asnjë gradë dhe as nuk e kërkon. Ndër të tjera u ndal te rreziku që i kërcënohet gjuhës shqipe. Sipas kryeministrit, fjalori i gjuhës tonë është vetëm gjysma e shqipes së vërtetë.

“Mezi e kam pritur këtë ditë për t’i thënë disa gjëra. Unë vetëm anëtar akademie s’bëhem dot kurrë se nuk kam asnjë gradë shkencore dhe nuk e kërkoj kurrë. Në fund të ditës, a mund të hidhet poshtë puna kolosale që i dha gjuhës shqipe aq shumë sa po të mendojmë të kundërtën sot nuk do të kishim dot një abetare. Do t’i kishim si ato tekstet alternative që i solli demokracia. Do kishim abetare që Zoti e di se me çfarë sharrë do sharronte Shabani. Do ishin sharra që  do sharronin trungun e përbashkët që mbolli Kongresi i Drejtshkrimit. Imagjinoni procesin e integrimit. Çfarë dokumentesh do t’i shkonin, si do t’i përkthenin në Berlin 7 palë gjuhët tona? Se do kishe dalë gegnishtja e Shkodrës dhe pastaj ajo e Pukës, do kishte dalë toskërishtja e Vlorës po do dilte dhe Tepelena. Se këtu duan të bëhen bashki të gjithë. E keni parë reformën territoriale”, tha Rama. (DITA)

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxha (1966): Kosova është shqiptare, mbetet shqiptare dhe i përket Shqipërisë

Enver Hoxha (1908-1985) nderohet e respektohet në Kosovë, asnjë fjalë e keqe për Josip Broz Titon në Shqipëri, prej vitit 1991

Në Kosovë, ishte idealizuar dhe në masë idealizohet edhe sot Enver Hoxha. Në Kosovë janë …