Pasi Abelard Tahiri, ia ka përmendur Albulenë Haxhiut sanksionimin nga Amerika ajo është larguar nga salla e Kuvendit

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka vazhduar debati mes ministres së Drejtësisë, Albulenë Haxhiu dhe shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri. Zonja Haxhiu ka pyetur Tahirin a është i gatshëm të jap dorëheqje, nëse deklaratat e tij se në veri të vendit nuk ka gjyqtarë e prokurorë, dalin të pavërteta. Tahiri i ka thënë ministres se si deputete kanë provuar ta kursejnë nga kritikat. Në fjalën e tij, Abelard Tahiri ia ka përmendur ministres Haxhiu edhe raportimet për refuzimin e vizës për ministren, e cila kishte planifikuar vizitë në Amerikë, bashkë me Xhelal Sveçlën. Ne jemi në mbështetje të plotë të sovranitetit të shtetit tonë. Ne si deputetë deshëm për t’ iu  kursyer pak, se nuk është e mirë as për mu si deputet,  me dal me fol për një ministre që është e sanksionuar  nga bota perëndimore, që është e sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka deklaruar Tahiri. Pasi Abelard Tahiri ia ka përmendur zonjës Haxhiu sanksionimin nga Amerika ajo  është larguar nga salla e Kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

Më 16 maj 1999, në rrethana ende të pa ndriçuara është zhdukur nga forcat serbe, veprimtari kombëtar, Ukshin Hoti

Veprimtari i mirënjohur i Lëvizjes Kombëtare, profesori Ukshin Hoti ka lindur më 17 Qershor të …