Edi Rama: Ne nuk ndërtojmë mure me gjemba mes shtetesh, sepse edhe vetë jemi popull emigrant

Edi Rama: Ne nuk ndërtojmë mure me gjemba mes shtetesh, sepse edhe vetë jemi popull emigrant

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Malit të Zi  ka deklaruar se Shqipëria ka pasur oferta për ndërtime të gardhit por nuk është kjo traditë e jona. Kjo ishte  një përgjigje kundër kryetarit të Departamentit për Mbikëqyrjen e Kufirit shtetëror në Mal të Zi, Vojsav Dragoviq lidhur me mundësinë e ndërtimit të një gardhi në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi që lidhet me çështjen e fluksit të emigrantëve nga Afrika e Azia. Edhe ne  jemi një popull emigrantësh, jemi një popull që ka një histori krenare të shpëtimit të hebrenjve dhe i vetmi vend ku hebrenjtë kanë qenë më shumë pas Luftës së Dytë Botërore sesa para Luftës së Dytë Botërore. Sot në Shqipëri strehohen 3 mijë refugjatë iranianë dhe mos harrojmë se në këtë vend të vogël janë mbi strehuar mbi 500 mijë refugjatë nga Kosova të detyruar të shpërngulen nga shtëpitë  e tyre  për shkak të spastrimit etnik të Millosheviqit. Jemi gati të marrin përsipër barrën e përgjegjësisë në kuadrin e një projekti evropianë të ndarjes baras, aq sa mundësi objektivisht dhe sa na takon në pikëpamje humane, ne jemi gati ta bëjmë.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …