Opozita kërcënon me protesta për të mos lejuar që kryetari, Thaçi, të jetë në krye të dialogut me Serbinë

Opozita: Hashim Thaçi nuk ka legjitimitet për ta udhëhequr procesin e dialogut të Kosovës me Serbinë

Përfaqësues të opozitës konsiderojnë se kryetari,  Hashim Thaçi,  nuk ka legjitimitet për ta udhëhequr procesin e dialogut me Serbinë, por procesi duhet të udhëhiqet dhe mbikëqyret nga Kuvendi i Kosovës. Shefi i Grupit parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se Thaçi pa asnjë paautorizim  për të udhëhequr dialogun me Serbinë, ka marrë pjesë në takimin e parë. Edhe shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje kundërshton udhëheqjen e dialogut me Serbinë nga presidenti Hashim Thaçi. Ai në një konferencë për media një ditë më parë theksoi se Thaçi është politikan që vrapon të jetë në krye të dialogut. Ndërsa, edhe nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri tha se Kuvendi i Kosovës duhet të jetë institucioni që do ta ketë rolin udhëheqës në procesin e dialogut me Serbinë. Po ashtu opozita ka kërkuar që Kuvendi ta themelojë një Komision të veçantë që do ta monitoronte procesin e dialogut të Kosovës me Serbinë.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …