Zeqir Bekolli: Ligji i Pagave Thikë me dy tehe apo bombë e kurdisur?!

Zeqir Bekolli: Beogradi në mënyrë perfide po synon ta rikolonizojë dhe ta copëtojë Kosovën

Serbia pasi bëri pastrimin etnik të Sanxhakut të Nishit, në vitin 1876/1877, kur dëboi me dhunë e gjenocid shqiptarët nga 700 fshatra, dhe pas pushtimit të Kosovës, në vitin 1912, nisi përpjekjet për kolonizim. T’i përkujtojmë përpjekjet e periudhës së Mbretërisë Serbo-Kroate- Sllovene, kur Serbia në Kosovë solli kolonë të panumërt duke i vendosur ata nëpër tokat e shqiptarëve. Krahas kolonizimit, në atë fazë ajo shpërnguli me dhunë mbi 250 mijë shqiptarë. Ngjashëm me këtë , edhe pas Luftës së Dytë Botërore, nisi me shpërngulje e gjenocid. Në periudhën e Titos, mbi 49 mijë shqiptarë u vranë, dhe mbi 200 mijë të tjerë u detyruan të largohen nga një aksion famëkeq, që kishte ndërmarrë shovinizmi serb mbi shqiptarët e Kosovës, i njohur si aksioni i Rankoviqit, ish-ministrit serb i punëve të brendshme. Përpjekje për kolonizim të Kosovës ndodhen edhe në periudhën, pas viteve të nëntëdhjeta, kur nga viset e ndryshme të Kroacisë e Bosnjës u sollën individë e familje të tëra. Është e çuditshme, prandaj, se këto aspirata të Serbisë nuk prajnë edhe sot. Ajo nuk lë gur pa lëvizur, për të arritur qëllimin e saj në këtë plan. Edhe pse nuk la gjë e krim pa bërë në hapësirat e ish-Jugosllavisë, ajo duke përdorur të ashtuquajturin dialog me Prishtinën , në mënyrë tejet perfide po synon ta ri kolonizojë Kosovën e cila tashmë është e pavarur dhe e njohur ndërkombëtarisht nga 115 shtete . Ajo duke e shfrytëzuar mos unitetin dhe paaftësinë tonë, arriti me sukses ta plagosë pavarësinë e vendit, nëpërmjet një fusnote, të cilën pala shqiptare e pranoi pa i ditur pasojat e saja, kurse me këtë veprim “Serbia mori statusin e kandidatit për anëtarësim në BE”, duke e vënë vendin tonë në pozitë të pabarabartë në raport me shtetet tjera të pavarura. Me një fjalë, me këtë rast pala kosovare cenoi sovranitetin ndërkombëtar të vendit për interesa të shtetit serb!!!

Pas këtij akti, që ajo e konsideroi si sukses, ka nisur një “ofensivë” në drejtim të shndërrimit të Kosovës në pjesë të dy etnive: të shqiptarëve dhe të serbëve, që nuk është hiq tjetër por tendencë e hapur për ri kolonizim të vendit. Pra, ajo me perfiditetin e saj, por edhe me ndihmën e “negociatorëve” shqiptarë, ngadalë dhe në mënyrë të heshtur Kosovën insiston ta tërheq nga “Multietniciteti”, të cilin e parasheh Kushtetuta jonë “hibride”, për ta bërë Kosovën një shtet jo funksional, ku do të sundojë krimi dhe korrupsioni. Zaten, tërë përpjekjet e Serbisë, të bazuara edhe në strategjinë e mbretit serb Pashiq, në shekullin e fundit shkuan në drejtim, që hapësirat shqiptare të bëheshin të izoluara dhe të pazhvilluara. Ato, madje, shoqëroheshin me një propagandë të zezë antishqiptare, ku shqiptari paraqitej si fundamentalist islam, kriminel, narkoman….Zaten, krejt propaganda gojore dhe ajo e shkruar serbe e orkestruar nga Akademia e Arteve dhe e Shkencave të Serbisë, por edhe nga Kisha Ortodokse serbe është e bazuar në denigrimin e  shqiptarëve.  Për ilustrim, po përmendi nja disa shembuj, autore e të cilave ishte Serbia, por që ato veprime ua ngarkonte shqiptarëve. Fjala vjen, pas viteve të ’90-ta, kur u mor autonomia e Kosovës, regjimi i Milosheviqit kishte ndërmarrë disa hapa. Në fillim nisi pastrimin etnik të vendeve të punës, pastaj vrasjet dhe spastrimin etnik të Kosovës nga shqiptarët, kurse në ndërkohë drogën që e prodhonte në Serbi dhe në fabrikën e ilaçeve në Prizren, e shiste për nevojat e shtetit serb, dhe tërë këto veprime përpiqej t’ua m ’vishte shqiptarëve. Madje, ajo bëri edhe një përpjekje, që konsideroi se pati sukses, kur me rastin e marrjes peng të mijëra shqiptarëve, të cilët i dërgoi në Serbi e atje i ekzekutoi, ua mori organet dhe këtë dukuri gjenocidiale nëpërmjet Dik Martit arriti t’ua m ‘vishte shqiptarëve!!! Këtë e dëshmon edhe “antropologu i lartë i ICMP-së, për mjekësi ligjore Dr. Mark Skinner, sipas të cilit këto dyshime janë përqendruar tek 82 persona, të cilët ishin transportuar të gjallë deri në Serbi, ku të njëjtit më pas ishin varrosur me arkivole dhe qese të etiketuara në varrezat e Rashkës, Batanjicës dhe Petrovosellës”.

Ndërsa,  sot duke luajtur rolin e viktimës, Serbia po arrin me sukses ta mashtrojë jo vetëm faktorin ndërkombëtar, por edhe “negociatorët” tanë (që kam përshtypjen se ma shumë vrapuan e vrapojnë pas mëditjeve, se që iu interesoi interesi i vendit) dhe shtegton drejt qëllimit që qon në rikolonizim, apo copëtim të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

RrGK publikon Raportin Analitik “Më shumë zgjedhje përmes politikave miqësore për familjen”  

RrGK shpreh shqetësim të madh në lidhje me denimin e ulët të dhënë nga Gjykata Themelore në Prishtinë për rastin e dhunimit të 11-vjeçares

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) shpreh një shqetësim të madh në lidhje me denimin …