Sebastian Kurz: Austria do të donte një datë për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor

Kruz: BE-ja do të jetë e plotë vetëm kur Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e komunitetit tonë

Mbrojtja e kufijve të BE-së, nxitja e konkurencës dhe integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor, pritet të jenë temat kryesore në Bashkimin Evropian përgjatë kohës që Austria udhëheq me këtë institucion. Kështu të paktën  ka deklaruar kryeministri austriak , Sebastian Kurz. “Evropa Juglindore, BE-ja do të jetë e plotë vetëm kur Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e komunitetit tonë”, tha fillimisht Kurz. Ai vlerësoi se Ballkani Perëndimor ka perpsketivë evropiane, duke përmendur marrëveshjen e Maqedonisë dhe Greqisë për emrin. “Ballkani Perëndimor jo vetëm që ka perpektivë evropiane por edhe e meriton anëtarësimin në BE. Është shembull i përparimit, dhe rast konkret është zgjidhja e mosmarrëveshje për emdrin ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë”, deklaroi tutje kryeministri austriak. Kurz gjithashtu përmendi edhe temën e migracionit, duke theksuar se në këtë mënyrë sigurohiet stabilitet për vendet fqinje. “Evropa që mbron. Kjo do të thotë se do të fokusohemi në sigurinë kundër migracionit të paligjshëm për të siguruar prosperitet në Evropë”, deklaroi Sebastian Kurz. Ndryshe marrjen e presidencës së BE-së nga Austria e përshëndetën edhe zyrtarët e lartë të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Haliti

Xhavit Haliti propozon krijimin e një Qeverie të Unitetit Kombëtar për zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe të Ohrit

Deputeti i  PDK-së, Xhavit Haliti, ka propozuar krijimin e një Qeverie të unitetit kombëtar për …