Hashim Thaçi dhe Edi Rama

Edi Rama: Nëse Shqipëria e Kosova duhet të kenë një kryetar, me kënaqësi do të votoja Hashim Thaçin

Partia Socialiste e Shqipërisë është takuar  në Tiranë për të diskutuar ndër të tjera edhe për emrin e ri të kryetarit. I pyetur nga gazetarët, pas mbledhjes, kryetari i PS-së, dhe kryeministri Edi Rama, nëse Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një president, ai është shprehur se do ta votonte me kënaqësi Hashim Thaçin dhe do të ishte një president i shkëlqyer por nuk mundet. “Do të kishim vënë Hashim Thaçin dhe do të ishte president i shkëlqyer si për Shqipërinë ashtu edhe për Kosovën, dhe do ta kishim votuar me bindje dhe kënaqësi. Por ai nuk është i pranishëm, në jetën e bashkësisë qytetare, si qytetar i lirë pasi ndaj tij po zhvillohet një proces që mos më detyroni ta them këtu se çfarë procesi është”, deklaroi Rama. Deputetët e Partisë Socialiste kanë propozuar përmes formularit të vendosur në zarfe emrin e Presidentit të ri më 19 prill. Pas hapjes së zarfeve u dorëzuan 67 emra dhe do të shqyrtohen nga tre negociatorët e mandatuar nga Rama për këtë proces: Taulant Balla, Elisa Spiropali dhe Damian Gjiknuri. Vet Rama nuk ka pranuar të zbulojë tre emrat që ka propozuar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Bedri Hamza shfaq dyshime lidhur me komunikimin e njërit prej organizatorëve të sulmit në veri të Kosovës me Mimoza Kusarin

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka ngritur një zë kritik në lidhje me dialogun me …