Edi Rama: Një nga shembujt më flagrantë për mungesën e kapacitetit për të mbajtur fjalën nga BE është rasti i Kosovës

Edi Rama: Një nga shembujt më flagrantë për mungesën e kapacitetit për të mbajtur fjalën nga BE është rasti i Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama si duket ka ndërruar qëndrim sa i përket zgjidhjes së konfliktit në mes të Kosovës e Serbisë. Rama derisa ka folur në konferencën “Politika Amerikane në Ballkanin Perëndimor” për marrëdhëniet e Shqipërisë me Amerikën, ka dhënë edhe disa vërejtje ndaj BE-së, sa i përket konfliktit Kosovë-Serbi. “Edhe pse jemi ende larg te zgjidhjet përfundimtare të paqes për sa kohë nuk ka një zgjidhje mes Serbisë dhe Kosovës, nga ana tjetër vlen të theksohet se emërimi në këtë fazë të jetës politike në rajon, të Mathew Palmer, dhe Grenell, përbëjnë një shenjë të interesimit e fokusi që është i domosdoshëm nga SHBA mbi rajonin dhe ketë konflikt. Pozicioni i Be në këtë konflikt është tkurrur tej mase, këtë besoj e dinë të gjithë që pas vendimit të KE më 18 tetor”, ka deklaruar Rama. I njëjti shton se janë bërë disa herë që Bashkimi Evropian nuk është duke e mbajtur fjalën për rastin e Kosovës. “Po bëhen disa herë që BE nuk mban fjalën dhe në rastin e Kosovës kemi një nga shembujt më flagrantë për mungesën e kapacitetit për të mbajtur fjalën. E kam fjalën për kushtëzimin absurd, por që u mor ne konsideratë për liberalizmin e vizave pas kryerjes së marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi. Nga 2014 BE ka liberalizuar vizat për 100 milionë njerëz që jetojnë në territore që nuk kanë asnjë proces negociatash, marrja peng në këtë farë feje e 2 milionë shqiptarëve kalon kufirin e çdo absurdi”, ka deklaruar kryeministri i Shqipërisë.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …